Lajme

Incident në vendin e punës në Gjakovë, lëndohet një grua

Një grua është lënduar në vendin e saj të punës – në objektin e fakultetit në Gjakovë.

Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila ka bërë të ditur se viktima ka mbetur e lënduar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme.

Krasniqi ka bërë të ditur se e lënduara ka pranuar trajtim mjekëor dhe se njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 10:15 është raportuar për një lëndim në vendin e punës në rrugën “Normalja e Gjakovës” në objektin e Fakultetit. Dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa personi i lënduar femër e moshës madhore, ka pranuar trajtim mjekësor. Njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/

Të Ngjashme