Marrë shkas nga protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se nuk është patriotizëm të largosh investimet e huaja nga vendi.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me pensionistët, ku tha se investimi prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndihmon në rritjen ekonomike të vendit.
Duke i quajtur organizatorët e protestave ‘sharlatanë, delirantë e dështakë’, kryeministri Rama tha se ata janë të dëshpëruar për mos-suksesin e tyre dhe nxjerrin teori kundër resorteve luksoze.
See also Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpëndahen kokrra kokrra”, theksoi ai.
