Në protestën e së dielës, gazetari i News24, Osman Stafa denoncoi ato që i quajti provokime që i janë bërë nga 2 persona pas fjalimit që ai mbajti para qytetarëve.
Sipas Stafës, një çift bashkëshortësh e kanë fyer për shkak të detyrës. Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti ndërsa gazetari ka qenë në qendër të Tiranës.
Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi të gjitha palët në komisariat.
See also Biznesmeni izraelit Ron Yeffet në gjykatën e Miamit: Si humba 30 mln dollarë në Shqipëri, ngaqë paditësi tha se kisha mik RamënPër ngjarjen reagoi edhe policia e shtetit. Sipas njoftimit, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve.
“O. S., gazetar, i cili ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga shtetasit Z. N. dhe M. P., duke pësuar dëmtime të lehta.
Nga ana tjetër, shtetasit Z. N. dhe M. P. kanë deklaruar se konflikti ka nisur pas një debati verbal me shtetasin O. S., pasi ky i fundit u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet.
See also Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, dhe përfundon përmbys në kanalNë lidhje me këtë rast po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al
