Jonida Vokshi ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të publikuar në Instagram, në një kohë kur mikja e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet prej ditësh në qendër të vëmendjes publike.
Prezantuesja dhe aktorja nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e Monikës dhe as ka komentuar drejtpërdrejt situatën e krijuar së fundmi.
Megjithatë, një fjali e ndarë prej saj në rrjetet sociale është interpretuar si një mesazh për rëndësinë e mbështetjes larg syrit të publikut.
“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”, shkruan Jonida.

Mesazhi merr një kuptim të veçantë nisur edhe nga miqësia e njohur mes dy artisteve. Në vend të një deklarate publike për atë që po ndodh, Jonida duket se ka zgjedhur të vendosë theksin te prania dhe mbështetja personale.
