LifeStyle

Infeksionet e fshikëzës mund të ndalen me një vaksinë, çfarë po flitet në Europë

Infeksionet e fshikëzës (cistitë) janë një problem që prek miliona gra në mbarë botën dhe një ndër shqetësimet shëndetësore më të bezdisshme, të dhimbshme dhe shpesh të përsëritura. Në Europë, tema ka hyrë fuqishëm në debatin publik: mediat e huaja raportojnë mbi një vaksinë të re eksperimentale që synon të parandalojë infeksionet e shpeshta të traktit urinar, duke ulur përdorimin e antibiotikëve dhe komplikimet që ato sjellin.

Ky zhvillim po ngjall interes të madh, duke pasur parasysh se rreth një në tre gra përjeton cystite të paktën një herë në jetë dhe një grup i madh përballet me rikthime të shpeshta. Mjekët në Gjermani po e konsiderojnë vaksinimin si një mundësi të ardhshme, ndonëse theksohet se provate klinike dhe rezultatet afatgjata mbeten të paqarta. Aktualisht, vaksina nuk është pjesë e programit publik dhe përdoret vetëm në mënyrë shumë të kufizuar.

Po në Shqipëri? A ekziston vaksina dhe a mund të merret?
Ndryshe nga Gjermania, në Shqipëri vaksinat kundër infeksioneve urinare nuk janë ende të regjistruara për përdorim rutinë. As varianti injektues (i njohur si StroVac), as imunostimuluesit e tjerë të ngjashëm nuk ndodhen në listat e barnave të autorizuara gjerësisht dhe nuk ofrohen në qendrat shëndetësore apo farmaci.

Kjo do të thotë se:

-pacientët shqiptarë nuk mund ta marrin vaksinë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vend
-qasja ekziston vetëm përmes klinikave private jashtë Shqipërisë
-për të marrë trajtim të tillë duhet këshillë e mjekut.

Ky hendek midis vendeve evropiane dhe sistemit shqiptar nuk është i pazakontë. Shpesh, barnat dhe vaksinat e reja kërkojnë vite monitorimi dhe dokumentimi para se të regjistrohen zyrtarisht në vendet më të vogla.

Deri sa vaksinat të bëhen të aksesueshme, mjekët shqiptarë rekomandojnë disa qasje të sigurta dhe të provuara:

Trajtim profesional për çdo infeksion, jo vetë-mjekim
Antibiotikët duhet përshkruar vetëm pas analizës së urinës — jo thjesht sipas simptomave.

Parandalim aktiv
– hidratim i bollshëm
– urinim pas marrëdhënieve seksuale
– shmangia e produkteve irrituese (detergjentë, xhelë aromatikë)
– veshje pambuku dhe shmangie lagështie në zonën intime

Të Ngjashme