Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

Të gjithë pacientët që dyshohet se ishin helmuar nga konsumimi i ushqimit në rrjetin vendor të ushqimeve të shpejta, janë liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Po ashtu, janë liruar edhe pacientët e rastit të helmimit në Han të Elezit, mëson Klan Kosova.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Vera Berisha nga 10 korriku deri më tani 33 pacientë kanë qenë të shtrirë në repartet e kësaj klinike nga helmimi.

Ndërkaq, 19 nga ta, në mostrat e Koprokulturave kanë rezultuar me Salmonella Enteritidis. Në mesin e këtyre pacientëve, janë edhe dy pacientë të rastit nga Hani i Elezit.

Të Ngjashme