Lewis Stevenson kishte filluar të fitonte një farë njohjeje në Instagram falë fotove të tij që sfidonin lartësitë, shpesh duke qëndruar në majë të ndërtesave super të larta. Por ky hob i tij shkaktoi një tragjedi të madhe.
Ai u rrëzua nga Castilla-La Mancha, ura më e lartë në Spanjë me 192 metra lartësi. 26-vjeçari po ngjiste strukturën së bashku me një mik, kur humbi ndjenjat ndërsa ishte në një lartësi prej 50-60 metrash. Një drejtues automjeti që e kishte parë skenën lajmëroi menjëherë ndihmën e shpejtë, por për fat të keq ishte tepër vonë.
Dyshja kishte filluar ngjitjen rreth orës shtatë të mëngjesit, kur sipërfaqja ishte ende e rrëshqitshme për shkak të lagështisë së natës. Në një moment, miku i Stevenson-it filloi të ndiente marramendje dhe e la 26-vjeçarin të vazhdonte i vetëm, i cili ra pak më vonë pa mundësi për të marrë ndihmë.
/tiranapost