Autoritetet australiane kanë arrestuar një influencere 34-vjeçare pasi zbuluan se ajo po helmonte vajzën e saj njëvjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur numrin e ndjekësve të saj. Gruaja nga Queensland u shfaq në rrjetet sociale me vajzën e saj, duke u shprehur se vuante një “sëmundje kronike”. Mirëpo, siç ka marrë vesh policia që ka trajtuar rastin, vogëlushja ishte e sëmurë për shkak të barnave që i kishte dhënë 34-vjeçarja.
Autoritetet u alarmuan tetorin e kaluar kur vajza u shtrua në spital. Siç u konstatua, 34-vjeçarja i jepte vajzës së saj drogë dhe substanca të tjera – pa recetë – që nga gushti.
Gjatë së njëjtës periudhë, 34-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe.
/tiranapost