Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara në kryeqytet.
Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve është shqiptuar gjobë ndaj një drejtuesi të automjetit, i cili kishte parkuar në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.
Nga Inspektorati është bërë thirrje që qytetarët të respektojnë hapësirat publike dhe të shmangin parkimet në zonat e gjelbra, duke theksuar se këto hapësira janë të dedikuara për komunitetin dhe për një mjedis më të pastër e më të jetueshëm.
“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm”, thuhet në reagimin e institucionit./teve1.info/
