Inspektori i Punës i arrestuar për ryshfet i kishte kërkuar 2 mijë euro pronarit të një kompanie, shtetas i huaj, për t’i lejuar vazhdimin e punimeve.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, inspektori i arrestuar G.B kishte kushtëzuar pronarin e kësaj kompanie me dhënie të parave, ndryshe nuk do t’i lejonte vazhdimin e punimeve/
“Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë arrit të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K. (Pronar i një Kompanie Ndërtimi), shtetas i huaj me leje qëndrimi te përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar/penguar në realizimin e punimeve të ndërtimit nga një punonjës, respektivisht Inspektor i Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës G. B., i cili dyshohet se ia ka kërkuar 2000.00 euro ryshfet që ta lejoj të punoj, në të kundërtën i Inspektori i ka thënë ankuesit se do t’ia ndërpres punimet që është duke i realizuar me kompaninë e tij”, ka njoftuar Polica.
Policia ka bërë të ditur se inspektori kishte pranuar shumën prej 1000 euro nga pronari i kompanisë.
“Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar (duke kushtëzuar viktimën për të dhen ryshfet për realizimin e te drejtës se tij/kryerja e punëve ne punishte, si dhe pranimi i ryshfetit shumën prej 1,000.00€ nga i dyshuari/Inspektori i Punës). Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari me inicialet G. B., dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së. “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së”, ka njoftuar PK.
Inspektori i arrestuar është ndaluar për 48 orë.
