Lajme

​Instituti i Mjekësisë Ligjore arrin në vendngjarje pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur në ditën e dytë të operacion kërkim shpëtimit.

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar dje rreth orës 13:00, pasi ishte marrë informata se një person kishte hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.

Menjëherë pas pranimit të informatës janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa sot, pas përpjekjeve të ekipit të kërkim-shpëtimit, personi është nxjerrë nga uji, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetit, Enis Pllana.

Blerim Ruhani humbi jetën pasi u zhduk derisa po notonte. Rasti u raportua të martën rreth orës 13:00, kur Policia e Kosovës u njoftua se një person kishte hyrë në ujë dhe nuk ishte parë më të dilte.

Të Ngjashme