Kuriozitete

Inteligjenca Artificiale flet edhe latinisht! Mjeti i ri i Google mund të zbulojë historinë

 

Zbulimi i kuptimit të shkrimeve romake mund të jetë e vështirë për akademikët, por një mjet i ri i  Inteligjencës Artificiale nga DeepMind i Google, mund ta lehtësojë procesin. I quajtur Enea si heroi trojan, programi parashikon ku janë bërë mbishkrimet dhe të sugjerojë ku mungojnë fjalët.

Historianët që provuan programin thanë se i ndihmoi të identifikojnë mbishkrime të ngjashme me ato që po studionin, një hap kyç për vendosjen e tyre në kontekst dhe duke propozuar fjalë për të mbushur hapësirat e pashmangshme në artifaktet e dëmtuara, raporton The Guardian.

 ‘Enea ndihmoi historianët të interpretojnë, atribuojnë dhe rikthejnë tekste latine të copëtuara’, tha historiania Thea Sommerschield nga University of Nottingham. ‘Kjo është sfida e madhe që ne vendosëm të kalojmë.’

Mbishkrimet janë ndër të dhënat më të rëndësishme për jetën në qytetërimin antik. Ato më të mëdhatë mund të mbulojnë mure, por të tjera janë dekrete perandorësh, grafite politike, poezi dashurie, të dhëna biznesi, epitafe varresh dhe shkrime të jetës së përditshme. Akademikët thonë se çdo vit gjenden rreth 1,500 mbishkrime të reja.

Problemi është se ndonjëherë tekstet janë kaq të copëtuara ose të zbehura nga koha sa mund të jenë të palexueshme. Shumë mbishkrime janë shpërndarë duke e bërë të panjohur origjinën e tyre.

Ekipi i udhëhequr nga Yannis Assael bashkëpunoi me historianët për të krijuar këtë sistem IA që do të ndihmojë procesin kërkimor.  Programi është trajnuar mbi një bazë të dhënash prej 200 mijë mbishkrimet të njohura duke arritur në 16 milionë karaktere.

Enea merr shkrimin dhe në disa raste imazhin nga mbishkrimet që studiohen dhe më pas ndërton një  listë mbishkrimesh të ndërlidhura që datojnë nga shek. VII para Krishtit deri në shek. VIII pas Krishtit. IA identifikon dhe ndërlidh mbishkrimet përmes historisë.

Trajnimi i tij me këto koleksione bën që IA të lidhë tekstin me një nga 62 provincat romake dhe të  vlerësojë kur është shkruar në një hark kohor prej 13 vitesh. Gjithashtu sugjeron fjalë që mund të plotësojnë hapësirat, edhe pse kjo është testuar vetëm te shkrimet e njohura, ku teksti vetëm është  mbuluar.

Të Ngjashme