Kuriozitete

Inteligjenca Hibride, fusha e re mes humanes dhe artificiales

Lind Inteligjenca Hibride, mes humanes dhe artificiales. Është quajtur ‘Sistemi 0’ dhe është rezultat i nderveprimit të njeriut me teknologjinë, e destinuar të fuqizojë teorikisht kapacitetet e trurit human, por me kusht që të dijë ta kontrollojë IA.

“Sistemi 0” është një formë e re mendimi, revolucionar, ndryshe nga arsyetimi intuitiv që është “Sistemi 1”, por edhe nga arsyetimi analitik e reflektiv.

Me zhvillimin e vrullshëm të Inteligjencës Artificiale, ndryshimet që sjell shënojnë hapin e parë drejt një epoke të re të njerëzimit në evolucionin e kapacitetit të mendimit dhe të marrjes së vendimeve.

Zhvilimi i kësaj fushe të re varet nga zotësia e njeriut për të mbajtur nën kontroll dhe të drejtojë si duhet Inteligjencën Artificiale, e cila mund të shfrytëzohet për elaborimin e të dhënave voluminoze.

“Sistemi 0” parashikon pikërisht bashkëveprimin e këtyre të dyjave, por drejtimi dhe interpretimi i të dhënave apo kalkulimeve të bëhet nga njeriu. Rreziku është që nëse ne pranojme në mënyrë pasive zgjidhjet dhe informacionet që na sjell IA, atëherë mund të rrezikojme që në të ardhmen të humbim kapacitetin për të arsyetuar në mënyrë autonome dhe nuk do të kemi më as ide inovative.

Ekspertët këmbëngulin tek rëndësia e njeriut, pasi në kontekstin aktual të dominuar nga automatizimi, është thelbësore që humanët të vazhdojnë të kontrollojnë dhe të vënë në diskutim rezultatet e gatshme që IA i ofron.