ShowBizzz

Inteligjencë artificiale apo reale – Alba Pollozhani shfaqet e mbuluar në fotografitë e reja në rrjete sociale

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje që ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Pas deklaratave të saj gjatë qëndrimit në Big Brother për dëshirën për t’u mbuluar, ajo ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, duke reflektuar mbi muajin e shenjtë dhe përfundimin e agjërimit.

Në postimin e saj, Alba ka publikuar një kolazh fotografish ku shfaqet e mbuluar me një fustan elegant në ngjyrë kremi dhe me shami, brenda një ambienti që ngjan si xhami.

Megjithatë, duket se këto fotografi janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale.

Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Urime për ditët e agjërimit

Në këtë rrugëtim të përmbajtjes, durimit dhe përkushtimit, uroj që çdo sakrificë e juaja të jetë pranuar me mëshirë dhe të jetë kthyer në dritë për shpirtin tuaj.

Le të jenë këto ditë një pastrim i thellë i zemrës, një ngritje e heshtur drejt më të mirës dhe një afrim i sinqertë me Krijuesin.

Qoftë çdo lutje e juaja e dëgjuar, çdo qëllim i pastër i bekuar dhe çdo hap i jetës tuaj i udhëhequr nga paqja, urtësia dhe begatia hyjnore”. /Telegrafi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alba Pollozhani (@albapollozhani)

Të Ngjashme