4
Gjilpërën që e pati në dorë e ktheu kah vetja. Me të 14 vjeçarja E.H nga Klina dyshohet se u vetëshpua në mes të gjoksit. Gjilpëra më pas i depërtoi brenda organeve vitale.
Në orët e para të së mërkurës, me probleme në frymarrje ajo u pranua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ekzaminimet filluan menjeherë, nga të cilat u vrejt gjilpëra brenda trupit të saj.
Pas konsultave mes mjekëve, mëngjesin e 4 shkurtit, kirurgët torakal në bashkëpunim me ata të fëmijëve e anesteziologët, kryen intervenimin që zgjati jo pak.
Aktualisht, E.H po trajtohet në Kirurgjinë Torakale dhe gjendja e saj është stabile.
Klani bisedoi edhe më familjarët e saj të cilët shkurtimisht bënë më dije se rasti ishte aksidental.
Një rast i ngjashëm pati ndodhur edhe në verën e 2024-ës ku një rrobaqepëse, aksidentalisht e kishte gëlltitur gjilpërën e cila i kaloi në rrugët e frymëmarrjes duke i rrezikuar jetën. Largimin e saj, e kishin bërë pulmulogët me bronkoskopi.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetarja Endrita Bajrami.