Lajme

IPK arreston një polic në Pejë, dyshohet për ngacmim s*ksual

Një zyrtar policor i dyshuar për ngacmim seksual është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Në njoftim thuhet se, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si dhe nga IPK është rekomanduar suspendimi i tij.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, theksohet në njoftim./teve1.info/