Lajme

IPK-ja rekomandon suspendimin e një policeje

Inspektoratit Policor i Kosovës ka rekomanduar policisë suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.

Sipas njoftimit, rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, në interes të hetimit të rastit.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”.

Tutje, në njoftim, IPK-ja tha se hetuesit, në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit. Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftim.