Lajme

IPK-ja shënon 20-vjetorin, Hoda: Askush nuk qëndron mbi ligjin!

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda ka folur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, duke theksuar arritjet dhe rolin e IPK-së në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Ai tha se dy dekada pune kanë qenë të fokusuara në garantimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e mijëra ankesave të qytetarëve.

“Sot shënojmë dy dekada me synim të qartë: sundimin e ligjit. Jemi angazhuar për mijëra ankesa nga qytetarët. IPK-ja sot gëzon besimin e qytetarëve. Kemi dëshmuar se askush nuk qëndron mbi ligjin,” tha Hoda.

Ai shtoi se bashkëpunimi institucional ka qenë kyç në arritjet e Inspektoratit Policor të Kosovës Inspektorati Policor i Kosovës, duke falënderuar Prokurorinë, Policinë e Kosovës, AKI-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë, si dhe Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen.

“Anëtarësimi ynë në mekanizma ndërkombëtar është dëshmi e besimit ndaj institucionit tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo përbën një tregues të konsolidimit të IPK-së dhe rritjes së kredibilitetit të saj ndër vite.

Të Ngjashme