Bota

Irani fshihet pas atentatit të Donald? CNN zbulon detaje nga hetimi

Hetimet për atentatin Donald Trump kanë marrë një tjetër rrjedhë.

CNN ka mësuar se Shërbimi Sekret kishte rritur sigurinë pasi kishte marrë informacione për një komplot iranian për të ekzekutuar Donald Trump.

Megjithatë, nuk është konfirmuar se autori, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte lidhje me Iranin apo jo. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjes, se kush fshihet pas atentatit që tronditi jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën.

Donald Trump u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. Për fat të mirë, plumbi e kapi në pjesën e veshit të djathtë, por pa rrezik për jetën.

TS Poll - Loading poll ...

Pas këtij lajmi ka reaguar Irani, duke mohuar kategorisht lidhjen me atentatin.



/tiranapost