Bota

Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump se do t’i kthejë në Epokën e Gurit

Tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara po përshkallëzohen sërish, ndërsa retorika mes palëve bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare iraniane, Ebrahim Zolfaghari, ka paralajmëruar se Teherani është gati të ndërmarrë “sulme shkatërruese” ndaj SHBA-së dhe Izrael, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të fundit nga Donald Trump.

Në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore, ai theksoi se reagimi i Iranit do të jetë “i ashpër dhe i vazhdueshëm”, duke shtuar se vendi është i gatshëm të përballet ushtarakisht deri në atë që e quajti “dorëzimi i kundërshtarit”.

Këto deklarata vijnë pas paralajmërimeve të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se SHBA mund të godasë Iranin me një forcë të tillë që ta kthejë në “Epokën e Gurit”.

Retorika e fortë mes palëve rrit shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, me pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe më gjerë.

/tiranapost

Të Ngjashme