Bota

Irani kritikon planin me 15 pika të SHBA: I paqartë dhe i paarsyeshëm

Irani ka konfirmuar se ka marrë planin me 15 pika të propozuar nga SHBA, por e konsideron atë të tepruar dhe të paarsyeshëm.

Sipas një burimi të lartë diplomatik për “Al Jazeera”, përmbajtja e publikuar në media nuk përputhet plotësisht me planin real. “As në letër nuk duket bindës,” është shprehur burimi, duke e cilësuar propozimin si të paqartë dhe çorientues në mënyrën se si është paraqitur.

Ai theksoi se, ndryshe nga pala amerikane që sipas tij ndryshon shpesh qëndrimet, Irani ka të qarta kërkesat e veta dhe vijat e kuqe që nuk do t’i kalojë.

Gjithashtu, burimi bëri të ditur se nuk ka pasur bisedime indirekte me SHBA-në që prej 28 shkurtit, por komunikimi ka vijuar përmes ndërmjetësve.

/tiranapost

Të Ngjashme