ShowBizzz

Irina Shayk dhe Devin Booker në qendër të thashethemeve: Modelja lidh romancë me ish-in e Kendall Jenner

Raportohet se Irina Shayk po zhvillon një romancë me ish-partnerin e Kendall Jenner.

Revista People bën me dije se modelja është parë në shoqërinë e yllit 29-vjeçar të NBA-së, Devin Booker, në Hamptons. Një burim ka pohuar se marrëdhënia e tyre ka filluar së fundmi. “Devin Booker dhe Irina janë duke u takuar shumë kohët e fundit dhe ata duket se e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, citohet burimi.

Të lidhura

None found

I njëjti burim shtoi se të dy u njohën nëpërmjet rrethit të përbashkët shoqëror disa muaj më parë dhe po përpiqen të shfrytëzojnë maksimalisht pushimet verore për të qëndruar bashkë, përpara se Devin t’i rikthehet stërvitjeve. “Prisni ta shihni Irinën në disa nga ndeshjet e tij,” parashikoi ai. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga protagonistët apo përfaqësuesit e tyre.

Më parë, Devin Booker ka qenë në një lidhje me Kendall Jenner, e cila nisi në prill të vitit 2020 dhe u bë publike në Instagram në shkurt 2021, me rastin e Ditës së Shën Valentinit. Pas rreth dy vitesh së bashku, çifti u nda për një periudhë të shkurtër në qershor 2022, por u ribashkua shpejt. Megjithatë, në tetor të të njëjtit vit, ata i dhanë fund përfundimisht marrëdhënies. Burime pranë tyre shpjeguan se oraret e ngarkuara dhe axhendat e ndryshme i shtynë drejt një ndarjeje miqësore.

Të Ngjashme