1
Alba Pollozhani është larguar tashmë nga gara e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në një nga mbrëmjet më të tensionuara të këtij edicioni.
Ajo dha dorëheqjen mbrëmjen e së premtes, pas një spektakli të ngarkuar emocionalisht, ku akuzoi drejtpërdrejt produksionin për montazh të padrejtë dhe për favorizim ndaj banorit Labinot Rexha.
Gjatë deklaratës së saj në prime, Alba u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ishte trajtuar brenda shtëpisë, duke theksuar se situatat ishin paraqitur ndryshe nga realiteti.
Për ironi të fatit, Alba mbetet edhe banorja e vetme në historinë e Big Brother VIP Kosova që kishte në dispozicion plot pesë bileta kthimi. Këto bileta nënkuptonin se, në rast largimi, ajo do të kishte deri në pesë mundësi për t’u rikthyer sërish në garë, përmes “biletave të fatit” që ndodheshin ende në lojë.
Biletat ishin dhuratë nga i dashuri i saj, Limi, i cili gjatë një loje brenda BBVK fitoi pesë bileta fati të banorëve të tjerë dhe vendosi t’ia dhuronte të pestat Albës. Ato i përkisnin Londrimit, Ludos, Labinotit, Klodit dhe Benitës. Megjithatë, me largimin e saj vullnetar nga shtëpia, të gjitha këto bileta janë djegur dhe tashmë nuk kanë më asnjë vlerë. /Telegrafi/
ks