ShowBizzz

Ish-banori i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të parë!

Vigan Shehu mund të njihet nga shumë persona si ish-banor i “Big Brother Albania”, më saktësisht i edicionit të gjashtë të reality show-t, nga të tjerë njihet si këngëtar, si vëllai i Valon Shehut, apo edhe për punën në sportin e bodybuilding.

Ai vazhdon të mbetet mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku tregon projektet e reja të tij, por po ashtu edhe detaje nga jeta personale, teksa së fundmi ka ndarë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë.

Shehu ka ndarë disa foto në Instagram, ku partnerja e tij shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke bërë me dije se do të bëhen së shpejti prindër.