Baby G ka surprizuar ndjekësit e saj mbrëmjen e sotme duke zbuluar se është në pritje të ëmbël për herë të parë.
Ajo ka ndarë disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë bregdetit, duke e mbajtur këtë periudhë të bukur të jetës të fshehur nga syri i publikut deri më tani.
Përmes një shkrimi emocionues në rrjetet sociale, Baby G ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, duke konfirmuar se do të bëhet nënë e një djali. Ajo shprehu emocionet e saj të mëdha me këto fjalë:
“Padyshim postimi im i preferuar dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion teksa po bëhem gati të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë, një bekim përtej fjalëve dhe një mrekulli e vogël që tashmë e dua më shumë se çdo gjë. Mezi po pres të të takoj, djali im. Ti je tashmë i gjithë bota ime.”
Baby G njihet për faktin se e ka ruajtur gjithmonë me hermetizëm jetën e saj private.
Edhe kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj për partnerin apo babain e fëmijës, duke e mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes mediatike.
Screenshot
