
Rina është aktualisht personi më i përfolur në mediat sociale pas dramës së saj me ish-in SinBoy.
Kohët e fundit, u tha se ajo dhe reperi i dhanë fund lidhjes së tyre. Madje u raportua se reperi ka nisur një lidhje të re. Këto dyshime u përforcuan me një video që ai publikoi në TikTok, ku shihej me një vajzë bionde duke bërë një kërcim për këngën e tij të re.
Çfarë bëri Rina?
Epo ajo rikrijoi të njëjtën video me të njëjtin kërcim e të njëjtën këngë.
Komentet ishin me mijëra. Disa i kërkojnë bashkëpunim me Mozzik, të tjerë e cilësojnë toksike.
Ajo e ktheu trendin në viral me shumë vajza që po rikrijojnë video prej saj. Sakaq, lidhur me gjithë situatën Rina ka dhënë një përgjigje indirekte dhe e lidh me shenjën e saj të horoskopit.
Ajo ka ndarë në Instagram një shprehje ku thuhet: “Ujori e urren kur njerëzit përpiqen të testojnë sa gangsta janë. Ne jemi të heshtur për një arsye, mos na bëni t’ju tregojmë pse.”