ShowBizzz

Ish-i i Balotellit rrëfen dhimbjen për humbjen e fëmijës: Gjinekologu mbeti i tronditur…

Pas javësh heshtjeje, Raffaella Fico është rikthyer në televizion si e ftuar në emisionin ‘Verissimo’, ku ka folur hapur për humbjen e fëmijës që priste me futbollistin Armando Izzo. Ngjarja tragjike ndodhi në muajin dhjetor, kur shtatzënia kishte arritur në muajin e pestë, duke lënë një plagë të thellë emocionale tek vajza e ‘shoëbiz’-it.

“Nëse do të thosha se jam mirë, do të gënjeja. Është shumë e vështirë. Nuk do ta harroj kurrë atë që ndodhi”, u shpreh ajo me lot në sy. Raffaella tregoi se përjetoi një lindje të vërtetë, me rreth pesë orë dhimbje lindjeje: “Isha shtatzënë pesë muajshe. Ishte diçka krejt e papritur, një dhimbje e jashtëzakonshme”.

Ajo shpjegoi se ujërat iu çanë para kohe dhe se ende nuk është kuptuar arsyeja: “Ishte një shtatzëni shumë e mirë. Edhe gjinekologu mbeti i tronditur. Në muajin e pestë nuk mund të bëhet asgjë për ta shpëtuar fëmijën, edhe pse bëhet fjalë për një fëmijë të mirëfilltë. Unë kam lindur. Ishte diçka shumë e rëndë”.

Në fund, Raffaella Fico pranoi se ende ndihet thellësisht e tronditur dhe se, për momentin, nuk e ndien veten gati të provojë sërish për të pasur një fëmijë tjetër. Ajo theksoi se dhimbja është ende e freskët, si për të ashtu edhe për Armando Izzo-n, duke kërkuar kohë për të gjetur forcën për të ecur përpara.

Kujtojmë që Rafaella Fico ka një vazë me emrin Pia nga marrëdhënia e dikurshme me Mario Balotelli-n.