
“Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të dytë mbrëmjen e nesërme.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë produksioni ka qenë më diskret me konkurrentët dhe nuk janë zbuluar as emra e as detaje të tyre.
Mirëpo faqja zyrtare e BBVK në Instagram ka zbuluar një emër, edhe pse jo të një konkurrenti.
Bëhet fjalë për prezantuesen e emisionit ku do të diskutohet për dhe gjithçka rreth BBVK në “Big Talk”, emision që do të moderohet nga Mbresa Hajrullau.
View this post on Instagram
Kujtojmë se vitin e shkuar ajo ishte konkurrente që pretendonte çmimin e madh, ndërsa këtë vit i është besuar ky pozicion.
lokimagazine