
Ish opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku ka treguar për hërë të parë një sëmundje të rëndë nga e cila ka vite që vuan.
Në një rrëfim plot dhimbje dhe emocion, ajo tha se i është dashur të përballet 10 vite më parë me një sfidë dhe sprovë tepër të madhe.
Edhe pse nuk saktësoi sëmundjen e saj, ish opinionistja tha se ka mësuar shumë dhe shton se ka kuptuar se nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, pasi nuk ka kufij.
“Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme, i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… Ky është momenti më i vështirë. Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda së keqes, ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida. Unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime.”
Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij.
Është thjesht çështje perceptimi, është thjesht çështje vetëbesimi, është thjesht çështje e të punuarit me veten dhe të dashurit për të parë gjënë e mirë në gjithçka që ndodh, në fund të ditës, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova dhe pjesë e rritjes sonë si njerëz dhe të qenit ata që ne jemi, kështu si jemi janë edhe provat dhe nuk e shikoj këtë si një dramë, e shikoj si një vështirësi me të cilën punoj”, tha Bodinaku.
NewsBomb