Lajme

Ish-pjesëtari i UÇK-së Avni Qenaj lirohet nga burgu i Beogradit

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka konfirmuar lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj, i cili po mbahej në burg në Serbi.

Smakiqi në një postim në Facebook-në e tij ka njoftuar se Qenaj tashmë ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës duke u takuar me familjen e tij.

Smakiqi konfirmon se Qenaj ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i tij i plotë:

Porsa ka arritur në tokën e Republikës së Kosovës, ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj, i arrestuar në mënyrë arbitrare nga autoritetet e Serbisë.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, ka arritur në kufirin në Bernjak dhe tashmë është takuar me familjen e tij dhe po kthehet në shtëpinë e tij.

Avniu është mirë me shëndet, edhe pse i është nënshtruar presionit psikologjik gjatë qëndrimit të tij në burgun famkeq të Beogradit.

Vlen të theksohet se barrën e tërë procesit gjyqësor ndaj tij, deri në lirimin e tij, e ka bartur me forcat e veta financiare familja Qenaj, pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale, e cila mjaftohet vetëm me postime në Facebook.

Urojmë që në të ardhmen një qeveri pro-UÇK-së dhe serioze ta detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 për lëvizjen e lirë të gjithë shtetasve të RKS-së, pa përjashtuar edhe veteranët e UÇK-së dhe pa diskriminim.

Të Ngjashme