Ish-princi britanik Andrew është lënë i lirë pas rreth 12 orësh në paraburgim, pasi u arrestua këtë mëngjes nën dyshimin për abuzim me detyrën publike.
Sipas policisë, ai është liruar, por hetimet ndaj tij vazhdojnë për shkak të dyshimeve për shpërdorim të detyrës. Andrew u pa duke u larguar nga stacioni i policisë rreth orës 19:00 me kohën lokale, i ulur në sediljen e pasme të një automjeti, raportoi BBC.
Vëllai i Mbreti Charles III u arrestua të enjten në pronën Sandringham në Norfolk, sipas autoriteteve. Arrestimi erdhi pas njoftimit se policia kishte nisur një hetim mbi një ankesë që lidhet me ndarjen e dyshuar të informacionit të klasifikuar nga ish-princi me abuzuesin seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.
Mbreti Charles III, i cili nuk ishte informuar paraprakisht për arrestimin, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një aktiviteti në qendër të Londrës. Më vonë, ai publikoi një deklaratë ku theksoi se “ligji duhet të zbatohet”.
Gjatë operacionit, policia ushtroi kontrolle edhe në disa adresa në Berkshire dhe Norfolk, përfshirë Royal Lodge në Windsor, ku Andrew kishte qëndruar deri vonë.
Andrew, i cili sot feston 66-vjetorin, ka mohuar më herët çdo shkelje në lidhje me Epstein.
/tiranapost
