Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar sot ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të Hysen Berishës, duke shprehur shqetësim për ndryshimet radikale në orientimin e tij politik.
Në një reagim të gjatë në Facebook, Hoxha thekson se Berisha po përdor gjuhë përçarëse dhe etiketa ideologjike që mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, duke ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “jopatriotë”.
Hoxha argumenton se historia e UÇK-së nuk mund të interpretohet me logjikë partiake dhe thekson rëndësinë e respektit për institucionet dhe sakrificën kolektive, percjell “Bota sot”.
Ai shprehet gjithashtu në favor të rizgjedhjes së Presidentes Vjosa Osmani, duke nxjerrë në pah cilësitë e saj profesionale, përvojën institucionale dhe orientimin pro-Europian.
Shkrimi i plotë
Hisen Berisha, nuk dua polemikë, por kam arsye të mos rri pa reaguar. Jam mjaft i qartë.
Qëndrimet e tua politike, sidomos pas angazhimit në PDK, kanë befasuar shumë prej nesh – ish-pjesëtarë të UÇK-së, kolegë në TMK/FSK dhe edhe drejtues të LDK-së. Ndryshimi yt është i dukshëm dhe radikal.
Në UÇK ke qenë nën komandën e oficerëve të shkolluar ushtarakë dhe ke përfituar nga përvoja e tyre. Më vonë, edhe në TMK e FSK, ke ndërtuar njohuri e autoritet. Prandaj sot është e pakuptueshme pse shfaqesh si militant ekstrem, me gjuhë përçarëse, arrogante dhe presion ndaj bashkëbiseduesve.
Në debatet e fundit, veçanërisht kundër Presidentes Vjosa Osmani, po abuzon me shifra zgjedhore duke i ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “jopatriotë”. 60% e votuesve të VV-së i etiketon si antikombëtarë e kundër UÇK-së, dhe rini e komunisteve ndërsa votuesit e PDK/AAK si të vetmit “meritorë”.
Kjo logjikë është e rrezikshme, përçarëse dhe destabilizuese, dhe i shërben narrativës serbe kundër Kosovës.
Shpesh abuzon në debate me individ, intelektual , aktivist të ndryshëm duke i ber presion , ofendime dhe mosnjohjes i vlerave dhe meritave te tyre ne lemit e caktuara , aktivitetet e tyre intektuale, diplomatike, lobime , donacione, organizime me protekst tendin se asgje nuk eshte ajo nese nuk e kan marre pushkën në dorë !
Nëse kjo logjikë vlen, atëherë çfarë do të thuash për dhjetëra e dhjetëra komandantë dhe oficerë të UÇK-së që ishin të shkolluar në akademitë ushtarake të ish-APJ-së?
Të gjithë ata, sipas rregullave të kohës, ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të APJ -se. përfshirë edhe komandantët që të kanë komanduar ty.
Kemi diku 110-120 eprorë ushtarak shqiptarë ne UÇK ku asnjeri nga ne nuk kemi mundë të diplomojme pa u ber antar te Lidhjes Komuniste ne APJ qofte ajo 2-3 dIt para diplomimit që zakonisht ndodhte me ne Shqiptarët .
Ku po i rendit keta ushtarak shumë nga ta deshmore , ku po i rendit familjet dhe femijt e tyre ? ne anen e Vjoses e Albinit apo diku tjetër ! Pasi anën tënde nuk mund të them sepse askush nuk e kemi tani më të kjartë ?!
Pra, kjo tezë nuk qëndron. Historia e UÇK-së nuk ndahet me matematikë partiake dhe as me etiketime ideologjike.
Kosova nuk ndërtohet me përçarje, por me respekt për të vërtetën, institucionet dhe sakrificën kolektive.
Ja arsyeja pse më bëjn të mendoi se duhet ti jepët edhe një mandat zonjës Vjosa Osmani për Presidente !
Duke i vërejtur disa individë – ndër ta edhe veten time – që përpiqemi, secili nga këndvështrimi i vet, të japim një kontribut modest në vlerësimin e profileve dhe kandidatëve për President të Kosovës, për të cilët po flitet këto ditë në media, po i arsyetoj disa pika që më ndihmojnë ta mbështes znj. Vjosa Osmani edhe për një mandat tjetër.
Vërejtjet dhe kritikat që ia kam bërë më herët qëndrojnë, por besoj se në mandatin e ardhshëm shumë gjëra do t’i bëjë ndryshe, pasi tani ka përvojë më të plotë dhe kuptim më të qartë të funksionimit të politikës së brendshme.
Këto janë disa nga cilësitë dhe karakteristikat që i vlerësoj tek znj. Vjosa Osmani:
A) Qëndrueshmëri dhe arsim i lartë – Juriste me doktoratë, profesore dhe eksperte e së drejtës ndërkombëtare, që i jep seriozitet dhe profesionalizëm funksionit presidencial.
B ) Rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese – Angazhim në Komisionin Kushtetues dhe në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, çka i ka dhënë vizibilitet dhe kredibilitet në politikën e jashtme.
C) Përvojë institucionale në nivelet më të larta – Kryetare e Kuvendit dhe Presidente e Republikës; e njeh funksionimin e shtetit dhe pushtetit.
D) Mbështetje e madhe popullore – Në zgjedhjet e vitit 2021 ishte kandidatja më e votuar në historinë e Kosovës.
E) Angazhim për barazi gjinore – Mbështetje konkrete për të drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre në politikë, ekonomi dhe shoqëri.
F) Qasje pro-Euro-Atlantike – Orientim i qartë drejt BE-së dhe aleancave perëndimore, si faktorë kyç për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
G) Diplomaci aktive dhe profesionale – Përfaqësim dinjitoz në takime dhe samite ndërkombëtare, duke rritur dukshmërinë e Kosovës; një nivel që vështirë se e arrijnë kandidatët e tjerë të përfolur.
H) Ndjeshmëri sociale dhe ekologjike – Përkrahje për grupet e margjinalizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe çështjet mjedisore.
I) Vizion për reforma – Qëndrim i hapur për reforma në drejtësi, administratë dhe ekonomi, edhe pse shpesh e penguar nga ngërçet politike.
J) Rol stabilizues në kohë krizash – Ka tentuar të luajë rol balancues në kriza politike; jo gjithmonë me sukses të plotë, por me vullnet institucional.