ShowBizzz

“Ishte e sikletshme, bëmë 7 prova”/ Puthja dhe “divorci” me Oltën, flet Luizi; ja si quhet në film

Luiz Ejlli ka treguar disa detaje së fundmi përsa i përket filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku është protagonist bashkë me Oltën.

Kështu, mes disa detajeve, Luizi tregoi edhe një nga momentet më të vështirë që ka hasur gjatë xhirimeve, aq sa iu desh të bënte 7 prova.

Luizi tregoi se puthja me Oltën ka qenë shumë e sikletshme, madje e quan si skena e djallit.

Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.

Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’.-tha Luizi.