Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës Arben Lamçjën, i kërkuar për vrasje me pagesë.
Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër.
Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë. GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja.