Prezantuesja dhe modelja Ilari Blasi, ka folur për herë të parë për ndarjen me ish-kapitenin e Romës, Francesco Totti.
Ilari Blasi është shprehur se Totti ishte xheloz, teksa theksoi se ish-partneri e kishte tradhëtuar disa herë, por që nuk kishte prova për ta vërtetuar këtë.
“Kam lexuar dhe dëgjuar opinione dhe pikëpamje të ndryshme për divorcin. Kalova një vit e gjysmë duke vëzhguar dhe kuptuar atë që kishte ndodhur. Tani vendosa të flas. Të tregoj çfarë ka ndodhur dhe të vërtetën time. Françesko ishte gjithmonë xheloz për mua, xhelozia e tij nuk ishte asgjë e re”, tregoi ajo.
Madje ajo rrëfen se për shkak të xhelozisë Totti i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga puna në televizor dhe t’i përkushtohej familjes dhe fëmijëve.
“Kam provuar çdo mjet për ta shpëtuar këtë martesë dhe kam bërë atë që duhet të bëjnë një grua dhe një nënë, por nuk funksionoi. Më tradhtoi disa herë, por nuk kam prova”, tha ajo ndër të tjera.
Kujtojmë që Francesco Totti dhe Francesco Totti ishin të martuar për 17 vite dhe nga lidhja erdhën në jetë edhe tre fëmijë. Mirëpo pas 17 vitesh martesë çifti i njohur do të divorcoheshin në vitin 2022, ndërsa do hidhnin akuza për tradhti ndaj njëri-tjetrit.
Tashmë ata vijojnë jetën e tyre pasi Totti është në një lidhje dashurie me Noemi Bocchi, ndërsa Blasi e lidhur me një biznesmen gjerman. Ish-partnerët vijojnë “luftën” në gjykatë sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.
NewsBomb