Bota

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Stamboll

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi dje në kishën Katolike, ku një burrë mbeti i vrarë.

Dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes janë arrestuar orët e fundit.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke shkruar se kjo ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të organizatës për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.



/tiranapost