Lajme

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

Njohësi i sigurisë, Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Francë, duke i cilësuar ato si narracione propagandistike.

Sipas Islamit, këto deklarime nuk janë të rastësishme, por përfaqësojnë një qasje të qëllimshme për ndikim politik. Ai ka thënë se Vuçiq po vepron në mënyrë të ngjashme me një agjent të shërbimeve sekrete serbe, si BIA, duke përdorur propagandën si mjet për të ndikuar në opinion.

Në reagimin e tij, Islami e ka krahasuar presidentin serb me një analist politik “të lodhur”, i cili merret vazhdimisht me komentimin e aktiviteteve dhe diplomacisë së Kurtit.

Ai gjithashtu ka theksuar se, në kontrast me këtë qasje, kryeministri Kurti, sipas tij, është një udhëheqës evropian që gëzon pranim dhe vlerësim në arenën ndërkombëtare.

“Ai po sillet si një agjent i BIA-së (apo ndoshta UDB-së ose OZNA-së) që tash në pension është bërë analist politik, i cili propagandën e përdor si mjet për ndikim politik.
Kurti është udhëheqës Evropian që pranohet e vlerësohet ndërkombëtarisht, kurse Vuçiq ka ngelur si komentator i lodhur politik që analizon aktivitetin dhe diplomacinë e Kurtit”, ka shkruar ai në Facebook.

Të Ngjashme