Lajme

Ismajli: Fitoren ia dedikoj familjes time, kurrë polemika me trajnerin

Ardian Ismajli, ishte një nga autorët e golave të Shqipërisë, në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi, foli pas ndeshjes për Tv Klan, ku deklaroi se është i lumtur për fitoren, duke thënë se ekipi besonte te fitorja.

Ismajli pranoi se gjendja mentale pas Europianit nuk ishte shumë e mirë, pasi nuk luajti asnjë minutë, por theksoi se u tregua profesionist dhe tha se do të japë gjithçka për Kombëtaren.

“Kemi besuar se kishim mundësi për të fituar, sepse pak a shumë është i njëjti grup si Europiani. Dominuam Ukrainën, goli i tyre ishte rastësi. Ne kishim disa raste të tjera për shënim. Në fund është normale të tërhiqet skuadra, sepse donim të mbronim rezultatin. Në fund ka rëndësi 3 pikëshi.

Unë jam profesionist. E vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europiani, por ishte zgjedhje e trajnerit dhe e kam pranuar me sportivitet. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin, si në ekip dhe Kombëtare. Do e bëj gjithmonë. Mentalisht nuk kam qenë mirë pas Europianit. Por e rëndësishme ishte që kishim pushime, u riktheva tek ekipi dhe profesionalizmi ka rëndësi.

Isha afër golit të dytë, por më i rëndësishëm ishin ato që prita në mbrojtje.”, deklaroi Ismajli.

Golat e fitores për Shqipërinë ndaj Ukrainës, u shënuan nga Ismajli dhe Asani.