Një shqiptar 34-vjeçar është arrestuar në Perugia, Itali, pas një incidenti dhune ndaj dy policëve që përpiqeshin ta kontrollonin.
Sipas mediave italiane, ai goditi agjentët me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fytyrë.
Ngjarja ndodhi në qendrën historike të qytetit, ku policia përdori spray me piper për të neutralizuar agresorin. Përveç dhunës, në trupin e shqiptarit u gjetën 21.19 gram hashash./5pyetjet.al