Lajme

Italia dënon sulmin e mbrëmshëm në Zubin-Potok: Jemi me Kosovën

Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Përmes një postimi në platformën “X”, Italia ka dënuar me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Italia ka thënë se qëndron me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi të poshtër”, thuhet në reagim./teve1.info/