Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar ka goditur me thikë një të moshuar. Sipas mediave vendase mësohet se në spitalin Universitar të Janisës po trajtohet në gjendje kritike për jetën një 73-vjeçar, i cili u godit 10 herë me thikë nja një 25-vjeçar shqiptar i cili tentoi që ta grabiste mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni.
25-vjeçari në momentin e ngjarjes ishte i shoqëuar nga një bashkëatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit, më pas u futën në banesë.
Kur i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Menjherë pas ngjarjes mësohet se shqiptarët u larguan.
73-vjeçari arrit itë dilte në rrugë i gjkaosur dhe të thërriste ndihmë. Ai u dërgua në spitalin e Janinës, ndërkohë dy shqiptarët kanë rënë në prangat e policisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo