ShowBizzz

Iu gjetën vazo me kanabis në shtëpi, ja sa vite burg rrezikon Enca

Këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca, është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi në ballkonin e vilës së saj në zonën e Lundrës kishte mbjellë kanabis në vazot e luleve.

Efektivët kanë marrë informacion për këtë veprimtari të jashtëligjshme dhe kanë zbarkuar në lagjen me vila të pasanikëve dhe VIP-ave në zonën e Lundrës.

Gjatë kontrollit të vilës së Ruenca Haxhiaj, janë konstatuar në pjesën e ballkonit pesë vazo lulesh me kanabis.

Por sa vite burg rrezikon këngëtarja?

Kultivimi i bimëve dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

“Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”, thuhet në kodin penal për veprën “Kultivim i bimëve narkotike”.