Lajme

“Iu mbushën sytë me lot…”/ Dyshimi për Xhon Rustën, takimi në Hagë mes Çelës dhe Alibejt: Po e ka bërë ai, ta sjell kokën e tij në tepsi

Goditja dhe vrasja pa mëshirë në dhjetor 2018 e Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij Arben Dylgjeri dhe mikut të tyre Turk, Erdal Duranay, prishi përfundimisht miqësinë Çopja-Alibej dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e kokainës.

Vrasja e tyre është bërë nga dy armë të ndryshme automatike, nga të cilat janë lëshuar 24 copë gëzhoja.

Pikërisht atë mbrëmje të vrasjes së trefishtë në Bradashesh, vëllezërve Çopja i kishte ndëruar jetë dhe babai i tyre.

Por pavarësisht kësaj dhimbjeje, ata nuk hoqën dorë nga plani për vrasjen e Endrit Alibej, duke e goditur këtë të fundit në ditën kur atyre i kishte ndërruar jetë babai.

Dy vëllezërit Hajdar dhe Franci Çopja aktivizuan grupin e vrasve me pagesë të drejtuar nga Talo Çela, grup në të cilin bënte pjesë dhe Dashnor Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në momentin e vrasjes së trefishtë, Erjon Alibej alias Agim Shurbi, ndodhej në Peqin pasi po shpërndate gjela deti tek disa miqtë e familjes së tij. Por është njoftuar nga bashkëshortja për krimin e rëndë, dhe është nisur drejt e Bradasheshit.

Ngjarja ka qënë mjaft e rëndë për shkak të 3 viktimave. Ndërsa familja Alibej nuk kishte asnjë dyshim mbi vëllezërit Çopja, pasi dhe Franc Çopja ishte në varrimin e mikut të tij, Endrit Alibej.

Dyshimet e para të Erjon Alibej ranë mbi një person të vetëm të quajtur Xhon Rusta. Ky i fundit është këshëriri i parë i Suel Çelës në Elbasan dhe ishte plagosur në vitin 2018 nga Erjon Alibej, duke e qëlluar 3 herë me armë, ku një nga plumbat i ka përshkruar lëkurën e barkut.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka raportuar më parë se për këtë ngjarje Erjon Alibej alias Agim Shurbi, është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe në muajin Dhjetor 2020 është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim.

Prokuroria e Elbasanit gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin me 5 vite burgim të Erion Alibej alias Agim Shurbi, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ndërsa gjykata vendosi fillimisht dënimin me 3 vite burgim dhe duke marrë në konsideratë gjykimin e shkurtuar, ky dënim është ulur përfundimisht në 2 vite burgim.

Sipas dosjes hetimore ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Elbasan, ku Alibej ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës. Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në lëkurën e barkut.

Ndërkohë shkak i kësaj përplasje me armë ka qënë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinën tip “Audi”, Erjon Alibejn dhe ky i fundit në mes të rrugës nga makina e tij ka qëlluar me armë në drejtim të tij.

Pas kësaj ngjarjeje, Alibej është larguar, por më pas u arrestua nga policia, duke u mbyllur fillimisht në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej Gjykata e Apelit Durrës, ndryshoi këtë masë në “arrest shtëpie”, masë në të cilën ai ishte deri në kohën kur RENEA shkoi e arrestoi në banesë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Por goditja me armë dhe plagosja e Xhon Rustës në 2018 nga Erjon Alibej, ngjallën dyshime të forta tek Alibej dhe njerëzit e tij, se sulmin me armë në masakrën e Bradasheshit, mund ta kishte kryer Xhon Rusta dhe kushëriri i tij, Suel Çela.

Kjo pasi Erjoni para disa muaj kishte goditur me armë Xhonin dhe kushërinjtë Rusta-Çela, kishin goditur për hakmarje. Aq më tepër që dhe vetë vrasësit e vërtetë të kësaj ngjarje, Franci dhe Hajdar Çopja e Mikael Kamami, i thoshin Erjon Alibej se masakrën e trefishtë e kishte bërë Suel Çela.

Të njëjtën linjë dyshimi Erjon Alibej ka marë dhe kur ka shkuar tek grupi i Çapjave në Elbasan të cilët sipas tij i kanë thënë se:

“…ju ka vra Suel Çela, asnjë tjetër nuk e bënte këtë tragjedi përveç atyre, se ska arsye se pse…”.

Nisur nga këto dyshime Erjon Alibej fillon të kërkojë Suel Çelën për t’i kërkuar llogari këtij të fundit se çfarë kishte ndodhur dhe pse kishte goditur njerëzit e tij.

Unë gjatë kësaj kohe komunikova me Suelin, nëpërmjet telefonit të kriptuar që ma sjell një njeriu i tij. Fjalët e Suelit kanë qënë këto:

”…unë nuk të kam hak e hile. Bahu i fortë dhe ki durim se çdo gja ka për të dalë. Nuk e di se sa mund të zgjasë, por çdo gjë ka për të dalë. Unë po mundohem që edhe unë të zbuloj. Më ke në mbështetje më ke në krahë. Vetëm bëj durim, nuk jam unë, nuk është Xhoni, nuk është askush në këto llafe që po flasim nga ana ime. Në qoftëse ty të del një fjalë, vetëm një fjalë që e vërteton me fakt që është Xhoni, unë do ta sjell me duart e mia, pranë teje dhe masakroje. Port ë jesh I qartë që në qoftëse të del Xhoni, Xhoni nuk bën asnjë lëvizje dot pa mua…”.

Sipas Erjon Alibej këto kanë qenë fjalët e Suelit. Ai ia ka kthyer duke i thënë fjalët:

“…kush mund të jetë tjetër…?” i them.

“…Po pse, tha, ti dyshon te unë prap…?-më tha’.

I thashë: “…Po kush mund të jetë tjetër…?”.

Më tha: “…Këtë nuk e di tha, por ki durim se do të dale…”- dhe i kam dhanë telefonin atij djalit që më erdhi dhe i kam thanë mere se nuk kam ça flas më me të.

Për një periudhë të gjatë jam interesuar vetë personalisht, me lidhjet e mija shoqërore por edhe me shoqërinë e Endritit, si dhe familjarët e mi, për të gjetur informacione për personat e atentatit ndaj Endritit dhe familjarëve të mi.

Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja, Hajdar Çopja, Franc Çopja.

Në këtë kohë kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet saktësisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit. Në Hollandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli, ishte në Den Haag (Hagë).

E takoj Suel Çelën në shpinë e tij në Hagë. U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ta kanë bërë Franc Çopja me Talon, Kelin, kaq më përmendi.

Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën, nuk e kisha dëgjuar në jetën time. Talon e njihte gjithë Elbasani çfarë ishte,por ne skishim dëgjuar ndonjëherë për të.

“…Po arsyeja pse ma kanë bërë…”- i thashë. Sueli më tha që flitet për 50 kile që kanë humbur në Angli dhe sikur ja keni marë juve 50 kile drogë.

Në bisedë e sipër pastaj, po e shikoja, po flitshim, po diskutonim, i thashë: “…E di që flet e gjithë Shqipëria për ty…”.

E kam marrë mundimin të vi se du të të shoh në sy, edhe sikur jeta ime të përfundoj këtu, të paktën të vdes njëherë e mirë, mos të vdes nga pak.

Filloi në atë moment iu mbushën sytë me lot, më kapi qafën dhe më tha: ”..unë të kam si Marion. Nuk ka pse unë të arrij deri në këtë pikë, aq më tepër me Endritin…, Endriti nuk më ka bërë asnjë gja. Në lidhje me Xhonin… Xhonit i gjujte ti, si gjujti Endriti. Nuk shkon kjo që unë ti gjuj Endritit prej Xhonit, se plagose ti Xhonin. Nuk shkon..Xhoni në qoftëse do të arrinte ta bante Xhoni këtë që i ndodhi Endritit, nuk do ta bënte kurrë pa mbështetjen time. Xhoni nuk gjen dot një armë, jo më të bëjë masakër. Ajo ishte një masakër nuk ishte vrasje. Nëse ty të del Xhoni, ore një fakt, du ta dish që jam unë mbrapa dhe unë do ta bi kokën e Xhonit në tepsi…”.

Këto kanë qenë fjalët e atij, i ka treguar SPAK-ut Erjon Alibej.

Ai ka vijuar duke thënë: “…kam nejt goxha aty dhe pastaj jam larguar. Më ka dërgu sërish aty ku më mori ky djali. Më tha mu ‘mke në mbështetje, më ke në krah, po mundohem, jam mundu dhe po mundohem me shpirt që të të jap gjana të faktume, thjesht jo vetëm fjalë por po ta them që e ke nga ata, s’ka asnjë tjetër që ta ka bërë këtë pjesë. Nejta dhe pak aty siç thashë dhe u ngrejta dhe ika.

Të gjitha këto i shpjegova për t’ua bërë të qartë ju se pas atentatit të Endritit janë Talo Çela, Altin Ndoci, Mikael Qosja, financuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja”.

Dhe po këta persona janë të njëjtët që kanë financuar dhe realizuar atentatin ndaj vëllezërve Baho, në të cilën Kevin Baho ndërroi jetë, Sandër Baho u plagos rëndë dhe aktualisht është i paralizuar, si dhe atentati ndaj djalit të dajës tim Andi Zylyfi, i cili ka ndërruar jetë. /Ora News