Zyrtarë të ushtrisë izraelite thanë se sot kanë kryer sulme ndaj tetë urave në Iran, të cilat përdoreshin për transportimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.
IDF njofton se ka bombarduar tetë ura hekurudhore dhe segmente rrugësh “të përdorura nga regjimi terrorist iranian për të transportuar armë dhe pajisje ushtarake”.
Sipas ushtrisë, sulmet u kryen në disa zona të Iranit, përfshirë Teheranin, Karaxhin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin, raporton timesofisrael.
“Kalimet u goditën për të parandaluar forcat e regjimit që t’i përdorin ato për të transferuar pajisje dhe armë”, thuhet në një deklaratë të IDF.
IDF njofton se ka bombarduar tetë ura hekurudhore dhe segmente rrugësh “të përdorura nga regjimi terrorist iranian për të transportuar armë dhe pajisje ushtarake”.
Ndryshe, ushtria izraelite kishte paralajmëruar iranianët të mos përdorin trenat në vend.
Israeli military officials said they carried out strikes on eight bridges in Iran today, which were used to transport weapons and military equipment. pic.twitter.com/2XPzC8CqXP
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 7, 2026
