Bota

Izraeli i përgjigjet deklaratës së Erdogan se do të hyjë në territorin e tyre: Do përfundosh si Saddam Husseini

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, për të ndaluar luftën.

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.

“Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”.

Izraeli i është përgjigjur udhëheqësit turk, duke thënë se do të përfundojë si Saddam Husseinin nëse ndërmerr atë hap.

TS Poll - Loading poll ...

“Erdogan po ndjek hapat e Saddam duke kërcënuar të sulmojë Izraelin. Duhet të kujtojë se çfarë ndodhi në Irak dhe si përfundoi,” shkroi ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, në një postim në X, ku postoi fotografi të dy burrave.



/tiranapost