Njerëzit në Tel Avivit po kërkojnë që Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu të largohet nga pushteti.
Netanyahu është ballafaquar tashmë me reagime të ashpra brenda vendit në muajt e fundit para shpërthimit të dhunës kësaj jave që solli vdekjen e qindra izraelitëve dhe palestinezëve.
View this post on Instagram
Këtë verë, mijëra protestues marshuan në Jeruzalem kundër planit të qeverisë së Netanyahut për një ristrukturim gjyqësor potencial, i cili do të privonte Gjykatën Supreme të Izraelit nga mundësia për të bllokuar vendimet qeveritare.
Disa media të njohura, si The Guardian dhe Haaretz në Izrael, kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Netanyahut.
/tiranapost