Lajme

“Ja cili ishte komploti që më ndau me Ilir Metën!” – Kujtim Cakrani rrëfen nëse do të jetë avokati i ri i Monika Kryemadhit

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për herë të parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Ilir Meta, duke sqaruar arsyet e largimit nga mbrojtja ligjore e ish-presidentit.

Në një intervistë për moderatoren Dafina Hysa në Top News, Cakrani tha se marrëdhënia profesionale me Metën përfundoi pas 13 muajsh përfaqësimi, duke theksuar se nuk ka ndodhur “asgjë e jashtëzakonshme”.

“Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Marrëdhëniet dhe marrëveshjet edhe prishen. Prej 13 muajsh kam qenë përfaqësues ligjor i zotit Meta dhe mendoj se e kam përfaqësuar drejt në të gjitha këndvështrimet. I kam bërë një shërbim të jashtëzakonshëm ish-presidentit. Marrëdhënia ka përfunduar sot dhe ishte krijuar një mosbesim, të paktën në dy seancat e fundit gjyqësore”, u shpreh ai.

I pyetur nëse largimi lidhej me deklaratën e tij se nuk ekziston një komplot ndaj Metës nga Monika Kryemadhi apo nga Shatku, Cakrani këmbënguli se qëndrimi i tij bazohet vetëm në provat e dosjes.

“Nga dëshmitarët dhe aktet që janë në dosje nuk kam parë asnjë komplot ndaj tij. Po, kam parë një komplot politik ndaj tij, por jo një komplot që lidhet me dosjen gjyqësore. Nuk ka asnjë komplot nga Kryemadhi dhe as nga dëshmitarët, përfshirë zotin Shatku. Zoti Meta mendon të kundërtën, por unë nuk e ndaj këtë qëndrim. Linjën time mbrojtëse nuk ma dikton dot askush”, deklaroi avokati.

See also  Historia e rikthimit të Eva Dumanit në Shqipëri nga Siria – Familjarët: Kishte dy vjet, na kërkonte ta nxirrnim nga ai ferrSipas Cakranit, në dosje ka “perceptime të gabuara”, por jo prova që implikojnë penalisht Metën.

“Meta është i pafajshëm dhe nuk ka prova që e implikojnë për fajësi penale, por unë ia kam thënë që komplot ndaj tij nuk ka”, tha ai.

Avokati shtoi se, sipas bindjes së tij, ekziston një komplot politik që ndaj Metës ka nisur vite më parë.

“Ka një komplot politik nga armiqtë politikë të zotit Meta që e kanë nisur që nga viti 2009. Ka vazhduar edhe gjatë aleancës me Partinë Socialiste nga segmente të caktuara të saj dhe nga njerëz që Ilir Meta i di shumë mirë, nga prokurorë, ish-prokurorë e deri tek ambasadorja Juri Kim dhe McGonigal. Zoti Meta e di shumë mirë nga kush e ka komplotin, por jo nga ata për të cilët ai ka perceptimin në mendje”, u shpreh Cakrani.

See also  Krim i rëndë në familjen shqiptare, burri vret gruan e tij!Megjithatë, ai ritheksoi se mbetet i bindur për pafajësinë e ish-presidentit.

“Unë vazhdoj të këmbëngul që zoti Meta është i pafajshëm. Ai është aty për çështje politike dhe nuk ka asnjë fakt penal kundër tij. Këtë e kam bindje dhe do ta mbaj deri në fund. Ai duhet të gjykohet në gjendje të lirë”, deklaroi avokati.

Në fund të intervistës, Cakrani u pyet edhe nëse do të pranonte të ishte avokat i Monika Kryemadhit. Ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke u përgjigjur: “Kurrë mos thuaj kurrë. Profesioni të çon atje ku nuk e mendon.”

Të Ngjashme