Shëndetësi

Ja frutat që ju ndihmojnë shumë për të humbur peshë

Frutat kanë efekte anti-inflamatore, pasi janë të pasura me ujë dhe kanë pak kalori, duke kontribuar kështu në humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrës në zonën e barkut.

Disa fruta që do t’iu ndihmojnë shumë për të humbur peshë janë:

Mollët:Ato kontribuojnë në funksionimin e zorrëve dhe ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, ndërsa një substancë që gjendet në lëvozhgën e tyre aktivizon djegien e yndyrës.
Grejpfruti: Ka një efekt të fuqishëm kundër yndyrës dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit. Konsumimi i gjysmës së grejpfrutit para ngrënies mund të kontribuoni në një ulje të ndjeshme të yndyrës, sipas studimeve, dhe ka gjithashtu një ndikim të dobishëm në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës.
Ananasi: Është padyshim një frut i lidhur me verën dhe mund të shijohet në një smoothie apo koktej freskues. Ai është gjithashtu një aleat i rëndësishëm kundër dhjamit kokëfortë të barkut, falë bromelinës që përmban.
Bananet: Edhe pse shpesh konsiderohen si një frut i pasur me yndyrë dhe shumë njerëz i shmangin ato gjatë dietave, bananet mund të kontribuojnë në arritjen e një barku të sheshtë. Kaliumi që përmbajnë vepron kundër mbajtjes së lëngjeve dhe, në këtë mënyrë, ndihmon në reduktimin e fryrjes.

Të Ngjashme