Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka bërë të qartë mbështetjen e saj në natën finale të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një video të Elijonës, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë, simbol që u interpretua menjëherë si përkrahje e hapur.
Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët e kanë komentuar gjerësisht postimin e artistes.
Me këtë gjest në natën më të rëndësishme të spektaklit, Xhensila duket se ka zgjedhur qartë anën e saj, duke mbështetur Elijonën drejt fitores.

