Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”, Kristi Lamaj po nis një kapitull të ri në ekran, duke vazhduar karrierën e tij pas eksperiencës intensive në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
I ftuar në “Top Story”, Kristi ka zbuluar projektin e tij të parë pas daljes nga BBV5, një format që vjen nga Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel dhe që ka në fokus rininë, artin dhe artistët e rinj. Ai do të ketë një rol si opinionist dhe pjesërisht si moderator, duke u përfshirë në diskuzione dhe prezantime që nxjerrin në pah talentet e reja.
“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë. Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi në fokus artin dhe artistët e rinj, rininë. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh Kristi.
Ai gjithashtu foli për përjetimin e tij në BBV5 dhe ndikimin që ka pasur në njohjen e vetes: “Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.”
Ky projekt i ri shënon një vazhdimësi në karrierën e Kristit dhe një sfidë të re, duke e vendosur në një rol ndryshe nga ai që publiku e ka parë më parë në reality show.
